Dita e Presidentit, Musliu kujton Thaçin: Luani do të jetë gjithmonë luan edhe nëse është pas hekurave
Për Ditën e Presidentit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka rikujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili prej disa vitesh gjendet në paraburgim në Hagë.
Ajo ka kaq thënë se ish-presidenti Thaçi vazhdon të përballet me gjyqin politik më të turpshëm në historinë e drejtësisë në botë!
“24 Maj, Dita e Presidentit! Presidenti ynë vazhdon të përballët me gjyqin politik me të turpshëm në historinë e drejtësisë në botë! Në këtë kohë të të ligëve me erdhi ndërmend një thënie që pata lexuar diku: ‘Luani do të jetë gjithmonë luan edhe nëse është pas hekurave…Qeni edhe po të ulët në ndonjë fron, gjithmonë qen do mbetët….’. Paç shëndeti president!”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.