Diskutohet zbatimi i Ligjit për Sponzorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

Diskutohet zbatimi i Ligjit për Sponzorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacon, Kulturë, Rini dhe Sport, u mblodh sot nën drejtimin e kryetarit Ardian Gola, për të shqyrtuar raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Sponzorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.06/L-116.

Kryesuesja e grupit punues të komisionit, Eliza Hoxha, bëri një prezantim të detajuar të punës, ndërsa më pas u zhvillua një diskutim i hollësishëm, duke u propozuar një mori rekomandimesh.

Me shumicë votash, u miratua drafti fillestar me rekomandimet dhe ndryshimet e propozuara për t’u përfshirë më pas në draftin final.