Diplomojnë 448 policë të rinj

Diplomojnë 448 policë të rinj

Sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60 të Policisë së Republikës së Kosovës, ku diplomuan 448 policë të rinj.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që diplomuan dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se polica po shton dhe forcon radhët e saj duke qenë në nivelin më të lartë të detyrës për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit e integritetit të vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla tha se policia e vendit tonë me profesionalizmin e tyre kanë arritur ta ngritin këtë institucion si më të besueshmin për qytetarët e Kosovës.