Yab Diomande po fiton gjithnjë e më shumë terren te Real Madridi. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë pati një paraqitje të spikatur në derbin ndaj Atletico Madridit, edhe pse Reali u mposht 2-1.
Paraqitja e tij ka bindur edhe tifozët. Sipas një sondazhi të Marca-s me rreth 50 mijë votues, 93% e tyre duan ta shohin Diomanden në formacionin titullar, ndërsa 86% kërkojnë që ai të zëvendësojë Viniciusin.
Diomande ishte më i rrezikshëm në duele dhe driblime, ndërsa Vinicius këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në tetë ndeshje, transmeton Klankosova.tv.
Tani mbetet të shihet nëse Mourinho do t’i japë përparësi formës së Diomandes apo statusit të Viniciusit.

