Digjet një shtëpi e ndërtuar nga Qeveria në veri
Një shtëpi u dogj në orët e para të së martës në lagjen Kodra e Minatorëve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se zjarri është fikur dhe se përveç dëmeve materiale, nuk ka njerëz të lënduar.
Krasniqi tha se shtëpia ishte ndërtuar nga Qeveria e Kosovës, për të mbështetur kthimin e banorëve në këtë lagje multietnike.