“Diaspora ofron mbështetje për Aleancën, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet se diaspora përveç faktit që ishte krah i fortë në të gjitha periudhat për atdheun dhe frymëzim në përpjekjet për të arritur deri tek liria, ai thotë se ata po i ofrojnë mbështetje të fuqishme koalicionit të prirë nga Aleanca, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese.
“Diaspora ishte krah i fortë në të gjitha periudhat për atdheun dhe frymëzim në përpjekjet tona për të arritur deri tek liria”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai shton se edhe një degë e re e AAK-së është formuar në Gjermani.
“Bashkatdhetarët në diasporë po i ofrojnë mbështetje të fuqishme koalicionit të prirë nga Aleanca, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese. Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në kuadër të shtrirjes në Gjermani ka themeluar nëndegës e saj të radhës, në Boblingen, me ç’rast ka zgjedhur edhe organet drejtuese të saj”.
“Ashtu si dikur që arritëm ta formojmë Ushtrinë e Kosovës, pavarësinë energjetike dhe prodhimin e rrymës nga zero në 900 megavat, si dhe Trepçën si aset shtetëror në bazë të ligjeve të Kosovës, diaspora po beson fuqishëm se Aleanca din dhe mundet ta bëjë Kosovën anëtare të NATO-s dhe me një ekonomi të zhvilluar”.
“Faleminderit kryetarit të Aleancës për Gjermani, Ukë Blaka dhe bashkëpunëtorëve për sukseset e vazhdueshme!”.