Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, 35 vjet burgim për të akuzuarit
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur i ka dënuar me gjithsej 35 vjet burgim të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.
Sipas njoftimit, i akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të “Dhunimit” dhe është dënuar me 14 vjet burgim.
Më tej theksohet se tre të akuzuarit të tjerë që janë të mitur, janë dënuar me nga 7 vjet burgim për “Dhunim, dhe Keqpërdorim të Fëmijëve në Pornografi”.
Ndaj një të mituri tjetër është veçuar procedura nga gjykata, thuhet në kumtesë.
Gjykata njoftoi po ashtu se E.R është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, atij i është vazhduar masa e paraburgimit.
Ndërkaq, është bërë e ditur se njëri nga të miturit që u dënua për “Dhunim”, është liruar nga aktakuza për veprën penale të “Trafikimit me njerëz”, pasi gjykata nuk ka arritur të provojë se ai ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.