Dhjetë të plagosur në një sulm me raketa në Odesa të Ukrainës
Dhjetë persona janë plagosur në një sulm me raketa në Odesa.
Guvernatori i këtij rajoni, Oleh Kiper thotë se ata u plagosën kur një raketë balistike ruse goditi qytetin shkruan Sky News.
“Forcat ruse përdorën një taktikë të “trokitjes së dyfishtë”, me një raketë të dytë që goditi menjëherë pas të parës, me qëllim të plagosjes ose vrasjes së reaguesve të parë”, tha Nataliia Humeniuk, një zëdhënëse e Komandës Operative Jugore të Ukrainës.
Ndërkaq, Kiper tha se rreth 300 apartamente u dëmtuan së bashku me Pallatin e Sporteve.