“Destruktiviteti i Beogradit nuk duhet të ngadalësoj integrimin e Kosovës në BE”

“Destruktiviteti i Beogradit nuk duhet të ngadalësoj integrimin e Kosovës në BE”

Albin Kurti sërish ka ritheksuar se Kosova ka interes jetik që integrimi në BE, të ndahet nga marrëdhënia midis Kosovës me Serbinë.

Për sa i përket kësaj, ai tha se kjo po varet më shumë nga Serbia se Kosova, ndonëse sa i përket sundimit të ligjit e lirive, Serbia është e pakrahasueshme në krahasim me Kosovën.

“Unë e ritheksoj që Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbin, që më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Edhe sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, të drejtave politike, lirive civile, cilësisë së zgjedhjeve Serbia është e pa krahasueshme më Kosovën. Kosova është kampione e Ballkanit sa i përket rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale”

Ai shtoi se njëkohësisht kemi pasur edhe rritje ekonomike, ku janë dyfishuar investimet e huaja.

”Janë dyfishuar investimet e huaja. E tash gjithë ky proces ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë që orkestron e financon paramilitar, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që  BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, në jemi për fqinjësi të mirë por fqinjësi e mirë nënkupton njohët të ndërsjellët. Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën”, tha ai.