Dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut në postin e kryeparlamentares

Dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut në postin e kryeparlamentares

Me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhej kryetare e re e Kuvendit të Kosovës.

Në votimin për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare, tre deputetët e Nismës abstenuan, ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në votim.