Dështon të votohet Projektligji për Shëndetin Riprodhues

Dështon të votohet Projektligji për Shëndetin Riprodhues

Projektligji i cili tash e 10 muaj nuk po arrin të marrë votat e deputetëve, ai për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, nuk arriti as sonte në Kuvend të marr epilog. Kjo pasi janë bllokuar në amendamentin numër 5 i propozuar nga ish- deputeti i LVV-së, Visar Korenica, amendament i cili edhe në këtë seancë dështoi të marr vota deputetësh.

Ndonëse fizikisht ishin të pranishëm, rreth 15 deputetë nuk morën pjesë fare në votim dhe i njëjti nuk arriti të kalonte.

Por, 61 vota në këtë seancë mori Ligji për Bankat. Me 62 vota për u miratua ai për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut. Ndërkaq me 63 vota kaloi në lexim të dytë Ligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.