Dervishaj: Kam mbetur pa fjalë nga mbështetja madhështore që mora nga vendlindja në Runik të Skenderajt
Kandidati për deputet nga PDK-ja, biznesmeni, Shahin Dervishaj, ka theksuar se ka mbetur pa fjalë nga mbështetja madhështore që ka marrë sonte nga vendlindja e tij në Runik të Skenderajt.
Dervishaj në listën e PDK-së mban numrin 77.
“Kjo mbështetje kaq e fuqishme më jep motivim të jashtëzakonshëm për të vazhduar betejën deri në momentin kur do e gëzojmë fitoren”.
“Në Runik, pash nga afër besimin dhe shpresën që kanë këta njerëz për një të ardhme më të mirë. Ashtu siç iu kam premtuar, angazhimi im është i pakursyer dhe do të vazhdoj me të njëjtin entuziazëm për të përfaqësuar interesat e qytetarëve tanë dhe të gjithë Kosovës”, ka shkruar në Facebook Dervishaj.
#Kosovamundetmamirë #PDK #Voto77