Deri në 90 minuta pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Pritjet e mërgimtarëve tanë për të dalë nga Kosova, mëngjesin e sotëm, kanë filluar të jenë më të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në dalje, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, ku pritjet zgjasin deri në 90 minuta dhe kolona e makinave është rreth 700 meta e gjatë, kurse në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 15 minuta, në kolonë rreth 100 metra.