Dërguti e quan të qëllimshëm transmetimin e seancës në kanalin e tretë të RTK-së

Dërguti e quan të qëllimshëm transmetimin e seancës në kanalin e tretë të RTK-së

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me transmetimin e  seancës së kuvendit, në kanalin e tretë të RTK-së.

Dërguti është shprehur se një gjë e tillë ka qenë e qëllimshme, sepse siç u shpreh ajo, pushteti nuk ishte pjesë e saj, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk kemi pasur kësi shmangie, kësi injorimi të pushtetit karshi opozitës, ku madje nuk marrin pjesë fare në një seancë si kjo që ishte gjatë javës së kaluar, e ç’është më keq, transmetimi i seancës në kanalin e 3 të RTK-së.

“Kjo është e qëllimshme, sepse zakonisht njerëzit përcjellin gjithmonë seancat e kuvendit në kanalin e njëjtë”, është shprehur ajo.