
Dërgesat e mërgatës në vitin 2023 tejkalojnë vlerën e 1.3 miliard eurove
Një miliard e 344.50 milionë euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë deri në muajin dhjetor 2023, gjë që paraqet rritje prej 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin
dhjetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e
tyre, sipas vlerësimeve, për këtë muaj ishte 129.10 milionë euro.
Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave kanë qenë nga institucionet financiare jo-
bankare me pjesëmarrje prej 49.90 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 36.70 për qind dhe bankat me 13.30 për qind.