Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar–qershor 2026, dërgesat e migrantëve në Kosovë arritën në 692 milionë euro, duke shënuar rritje prej 5.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Gjatë periudhës 2008–2025, remitencat në Kosovë arritën në 15.2 miliardë euro.
Gjermania mbetet burimi kryesor me 38.2%, e ndjekur nga Zvicra me 20.4% dhe SHBA me 6.4%.
Remitencat vazhdojnë të kenë peshë të rëndësishme në ekonominë e Kosovës, duke përfaqësuar rreth 12–14% të BPV-së gjatë dekadës së fundit.

