
Deputeti i PDK-së uron Veselin në ditëlindjen e 58-të, publikon edhe një foto të tij me Thaçin
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka uruar ish-kreun e kësaj partie, Kadri Veselin për ditëlindje.
Në një postim në Facebook, Behrami urimit ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi të Veselit me ish-presidentin, Hashim Thaçi.
“Kadri Veseli i ka dhënë shumë vlera njerëzore politikës. Vlera, të cilat sot po i mungojnë Kosovës. Gëzuar, kryetar, edhe 100″, shkruan ai.
Veseli i cili po mbahet tash e disa vjet në Hagë I ka mbushur sot 58 vjet.
Kujtojmë se, avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, më 2 qershor pritet ta dorëzojnë mocionin për rrëzimin e pikave të aktakuzës.