Deputeti i LV-së: Prishtina në 40°C, pa asnjë fontanë funksionale!

Deputeti i LV-së: Prishtina në 40°C, pa asnjë fontanë funksionale!

Deputeti i LV-së, Mefail Bajqinovci ka drejtuar kritika ndaj kryetarit aktualel të Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka theksuar se Prishtina në 40°C, pa asnjë fontanë funksionale.

“Në këto dy muaj të nxehtë përvëlues, është e papranueshme që kryeqyteti ynë të mos ketë asnjë fontanë funksionale në hapësirat publike për freskimin e qytetit. Çdo ditë kaloj nëpër sheshin kryesor dhe lagje të ndryshme të Prishtinës, dhe për muaj të tërë nuk kam parë asnjë fontanë të funksionojë”.

“Çfarë kryetari dhe drejtorësh kemi në Prishtinë që nuk janë në gjendje të mirëmbajnë 7 fontana në këto kushte klimatike? Me vite të tëra këto fontana kanë funksionuar rregullisht, por tani duket se edhe gjërat bazike janë lënë pas dore. Nëse nuk mund t’i menaxhosh as fontanat, çfarë mund të presim për shërbimet e tjera më të rëndësishme?”, ka shkruar deputeti Bajqinovci.

Duke shtuar se: “Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së përgjegjësisë dhe përkushtimit të menaxhmentit komunal ndaj qytetit dhe qytetarëve”.

Ai ka thënë se fotot tregojnë gjendjen se si LDK-ja e përjetimeve nuk mund t’i funksionalizojë 7 fontana.