Deputeti i AAK-së: Osmani, Kurti dhe Abdixhiku janë anti-UÇK

Deputeti i AAK-së: Osmani, Kurti dhe Abdixhiku janë anti-UÇK

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk dallojnë shumë për qasjen e tyre në raport me UÇK-në.

Ai ka thënë se këto tri figura janë anti-UÇK. Berisha ka shkruar se të njëjtit mund të bëhen bashkë.

“E përbashkëta e Albinit dhe Vjosës është anti-UÇK-izmi, ky është edhe suksesi i tyre. I njëjtë me këta të dy është edhe Lumiri. Pretendon pushtet me kartën e njëjtë! Të tretë nëse nuk bëhen bashkë, ka me u bo e zezdita, kanë me përqaf elementin jugosllav në Kosovë”, ka shkruar Berisha në Facebook.