Deputeti gjerman: Vuçiqi është pengesa më e madhe e Serbisë për të hyrë në BE
“Ne dëshirojmë që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe kushtet për atë hyrje janë mjaft të qarta dhe pengesa më e madhe për përmbushjen e këtyre kushteve është pikërisht presidenti Aleksandër Vuçiq”
Gjermania nuk është kundër Serbisë. Gjermania dëshiron që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Por, pengesa më e madhe në rrugën e saj drejt BE-së është vetë presidenti i shtetit serb, Aleksandër Vuçiq.
Kështu deklaroi për median serbe “Nova.rs” deputeti gjermano-kroat i Bundestagut, Josip Juratoviq, nga radhët e Partisë Socialdemokrate Gjermane.
“Ne nuk jemi aspak kundër Serbisë, e sidomos kundër popullit serb. Ne dëshirojmë që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe kushtet për atë hyrje janë mjaft të qarta dhe pengesa më e madhe për përmbushjen e këtyre kushteve është pikërisht presidenti Aleksandër Vuçiq”, ka thënë Juratoviq.
Se Serbia është me kilometra larg anëtarësimit të plotë në BE dhe se është larg demokracive të zhvilluara, dëshmon edhe Rezoluta e Parlamentit Evropian për zgjedhjet e fundit – e cila kërkon hetim ndërkombëtar për shkak të parregullsive të shumta – Juratoviq thekson se Berlini zyrat është i angazhuar të kjo pjesë e Evropës të jetë pjesë e BE-së.
“Është logjike që e gjithë kjo duhet të kalojë nëpër struktura dhe institucione dhe se do të zgjasë më shumë. Sido që të jetë, është dhënë një sinjal shumë i qartë dhe presioni ndaj Vuçiqit do të jetë në rritje dhe se ai do të duhet të marrë parasysh atë që do të bëjë në të ardhmen. Nuk do të doja të shprehja pritshmëri që nuk do të kenë mbulim, sepse në të kaluarën ka pasur shumë histori që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor dhe shumë herë njerëzve u janë dhënë shpresa që nuk janë realizuar më vonë. Ajo që mund të them me siguri është se situata ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë kurrë aq serioze sa tani. Situata globale është aq e rëndë sa nuk ka më vend për lojë dhe nuk mund të shikosh më në gishta askujt”, ka shtuar ai.
“Ky është një sinjal i qartë se Gjermania nuk do të rrezikojë mbështetjen që i ka dhënë rajonit deri më tani. E dyta është çështja e paqes dhe sigurisë dhe në këtë mënyrë dërgohet mesazh se Berlini do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka thënë ndër të tjera deputeti i Bundestagut gjerman.