Deputetët nuk arrijnë ta konstituojnë Kuvendin as pas tentimit të shtatë

Deputetët nuk arrijnë ta konstituojnë Kuvendin as pas tentimit të shtatë

Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas tentimit të shtatë radhazi, pasi kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, për kryetare të Kuvendit, përsëri nuk u votua të dielën.

Seanca e radhës do të mbahet të martën, njoftoi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.

Në prag të seancës, përfaqësues të partive parlamentare veçse kishin paralajmëruar dështimin e radhës të seancëse, duke thënë se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara.