Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjobiten për mungesa në seancat plenare

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjobiten për mungesa në seancat plenare

Mungesat në seancat plenare ju kanë kushtuar para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës nuk ju kanë shpëtuar gjobave edhe për muajin e fundit të sesionit parlamentar.

Me heqje të pagës nga 10 mijë deri në 60 mijë lekë, ligjvënësit e Kuvendit janë penalizuar për mos prezencën në seancat plenare dhe komisionet, shkruan abcnews.al.

Opozita kryeson për penalitetin më të lartë në page. Deputetja demokrate, Oriela Nebijaj mban sërish rekordin e shifrës më të lartë të mbajtjes së pagës me rreth 60 mijë lekë për korrikun. Nebijaj pasohet nga deputetja më e re Andia Ulliri, me një gjobë prej 51 mijë lekë. Deputetët me gjobën më të ulët në radhët e të djathtëve janë Agron Gjekmarkaj, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi.