Partia Demokratike ka arritur të marrë kontrollin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas zgjedhjeve të mesmandatit, në të cilat votuesit i kanë dhënë një goditje politike presidentit Donald Trump.
Sipas raportimit të gazetës prestigjioze amerikane “The New York Times”, demokratët kanë fituar shtatë ulëse në Senat, përfshirë tri në shtete që për dekada janë kontrolluar nga republikanët.
Demokratët kanë arritur gjithashtu të sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke kapërcyer edhe përpjekjet republikane për ridizajnimin e distrikteve zgjedhore në favor të tyre.
Rezultatet e zgjedhjeve paraqesin një ndryshim të rëndësishëm të balancës politike në SHBA dhe një sfidë për administratën e presidentit Donald Trump, të cilit i kanë mbetur edhe dy vjet në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, sipas “The New York Times”, Trump ka deklaruar në një intervistë për këtë gazetë se do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve.

