HomeSportDelegacioni i FFK-së për ngushëllime në familjen e Fatjon Bunjakut

Delegacioni i FFK-së për ngushëllime në familjen e Fatjon Bunjakut

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me nënkryetarin Bakir Burri, anëtarin e KE-së, Samir Ujkani dhe drejtorin e Kombëtares, Muharrem Sahiti, qëndruan për kryeshëndoshë në familjen e futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën në një aksident trafiku.

Gjatë vizitës, presidenti Ademi i përcolli babait të Fatjonit dhe familjarëve të tij ngushëllimet më të thella në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë komunitetit të futbollit, duke theksuar se ndarja e parakohshme nga jeta e Fatjonit ka prekur thellë mbarë opinionin sportiv.

Fatjoni do të kujtohet gjithmonë si një djalosh i përkushtuar, me ëndrra të mëdha dhe dashuri të veçantë për futbollin. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, u shpreh presidenti Ademi.

Babai i Fatjonit i dhuroi presidentit Ademi fanellën me numrin 9, të cilën e ruante me krenari në shtëpi dhe me të cilën Fatjoni kishte përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës U21.

Federata e Futbollit e Kosovës shpreh edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bunjaku, miqtë, bashkëlojtarët dhe të gjithë ata që e njohën Fatjonin, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të madhe.

Prehu në paqe Fatjon!🕊️

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...