Deklarata e Gërvallës kundër Haradinajt, Tahiri: Tregon fytyrën e vërtetë të saj dhe të Kurtit

Deklarata e Gërvallës kundër Haradinajt, Tahiri: Tregon fytyrën e vërtetë të saj dhe të Kurtit

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri, i ka komentuar deklaratat e ministres së Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, e cila kishte thënë në një tubim tq VV-së se Ramush Haradinaj është ‘hero dhe gjeneral i vetshpallur’.

Ai tha se kjo deklaratë e tregon fytyrën e vërtet të kryeministrit Albin Kurti dhe kryediplomates kosovare.

Tahiri thotë se Gërvalla këtë deklaratë e ka bërë për një njeri që ‘ kur del hyp në ballkon të shpis të vet, i sheh varret e tre vëllëzëve e të babës të vet, njeriut që i ka plumba në trup, e që u ballafaqu me 7 vjet në burg’.

“Kjo tregon fytyrën e Albin Kurtit dhe karakterin e Donika Gërvallës, e cila me pas pak karakterit të njeriut nuk mund të kërkonte as votë. I thotë një njeriut gjeneral të vetshpallur, i cili ka gradë ushtarake nga UÇK dhe një gradë të gjeneralit prej trupave të NATO’s, i thotë një njeriut që kur del hyp në ballkon të shpis të vet, i sheh varret e tre vëllezërve e të babës të vet, i thotë njeriut që i ka plumba në trup, e që u ballafaqu me 7 vjet në burg. Ajo e din ma mirë se unë, se ajo e ka kojshi. E din fshati i saj, qyteti i saj dhe e dinë gjithë Kosovë e pe din e gjithë bota, cfarë titulli ka. Kjo nuk vlen as me komentu”, tha Tahiri në T7.