
Deçani nderon me titull “Qytetar Nderi” gjeneralin amerikan Arthur Garffer
Komuna e Deçanit ka nderuar me titull “Qytetar Nderi” gjeneralin amerikan Arthur Garffer.
“Deçani nderoi një mik të madh të Kosovës, Gjeneralin amerikan Arthur Garffer, me titullin ‘Qytetar Nderi’. Ky vlerësim buron nga zemrat e njerëzve të Deçanit dhe i dedikohet jo vetëm kontributit personal të Gjeneral Garffer, por edhe secilit ushtar amerikan që ka dhënë kontribut për lirinë e popullit tonë dhe sot shërbejnë me përkushtim për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.