Debat i ashpër për buxhetin, opozita përplaset me ministrin Murati
Debati për buxhetin e vitit të ardhshëm është duke vazhduar në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e opozitës janë përplasur me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pasi që ky i fundit akuzoj opozitën se po i pengon proceset.
“Ju po qitni zall në rrota, po pengoni”, iu tha Murati, opozitës.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku gjatë replikës ndaj ministrit Murati dhe se është zhgënjyese sesi po mundoheni me i arsyetua dështimet tuaja.
“Çdo ekspert i ekonomisë e sheh këtë debat dhe i përqesh arsyetimet e juaja. Më e rëndësishme për çdo qytetar është sesi implementohet ky buxhet, të cilët i vuajnë pasojat e mosimpelmentimit të buxhetit”, tha Lushtaku.
Replikë pati edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti. Hoti tha se Murati debaton me fanatizëm, nuk është i interesuar për të dalë te e vërteta.
“Vazhdon me atë propagandën e poshtër të ulët. Me sa fytyrë del në foltore dhe ju thua që u shkatërrua Kosova që 20 vite. Me 13 mijë njerëz të vrarë, e njerëz pa gjymtyr, me shkolla të shkatërruara ti thu që është shkatërrua Kosova që 20 vite”, tha Hoti.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka replikuar ndaj deklaratave të ministrit, Hekuran Murati.
“Folët për rritjen e të hyrave në buxhet, kjo ardhur si rezultat i rritjes së çmimeve. Çmimi i miellit në 2021 ka qenë 0.51, në 2022 është bërë 0.66, sot është mbi 70. Buka ka qenë 0.36 e tash është 50. Qumështi ka qenë 0.86 tash është mbi 1 euro”, tha Tahiri.
E ndaj gjithë këtyre akuzave u përgjigj sërish ministri i Financave, Hekuran Murati.
Replikën e tij e nisi me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku ku tha se “në kohën kur ju keni qenë në qeveri bashkë me LDK-në, po i marr top pesë shtetet për nga ka importu Kosova. I pari ka qenë Serbia 450 milionë euro, Gjermania 378 milionë euro, Turqia me 292 milionë euro, Kina me 275 milionë dhe Italia me 194 milionë euro. Top pesëshja e shteteve nga ka importuar Kosova vitin e kaluar. Në vendin e parë Turqia, Gjermania, Kina, Greqia dhe Shqipëria. As në top pesëshe nuk e keni Serbinë”.
Murati iu përgjigj edhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti duke thënë se deputeti u mundua me disa argumente të rrejshme të vendos fjalë që nuk i thashë.
“Nuk thash që u shkatërruar Kosova, thash janë shkatërruar fabrikat. Nuk thash që kanë bë kontrabandë gjitha bizneset, përkundër dëmit u është bërë të gjitha bizneseve sepse disa biznese të lidhura me juve kanë bërë kontrabandë”, tha Murati. /telegrafi