
Daut Haradinaj: Ushtria dhe Policia do të jenë top prioritet i yni
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 50, Daut Haradinaj, ka thënë se Ushtria dhe Policia do të jenë top prioritet i tyre.
“Krahas krijimit të kushteve dhe rritjes së pagave do të jem i pakompromis që: Brenda 6 muajve të përmbyllet dhe miratohet ligji për pensionin e Policisë, i barabartë me atë të Ushtrisë.
Ndërsa brenda 12 muajve të zgjidhet përfundimisht sigurimi shëndetësor dhe jetësor për Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka theksuar se ky është një hap i domosdoshëm për dinjitetin e atyre që çdo ditë rrezikojnë jetën për sigurinë e vendit.
“Policia dhe Ushtria meritojnë respekt, siguri dhe trajtim të barabartë jo vetëm me fjalë, por me ligj dhe veprim. Do të jemi krah secilës dhe secilit që shërben në mbrojtje dhe sigurinë e popullit dhe Kosovës”, ka shkruar ai.
