Dardanët U21 humbin me rezultat të ngushtë në miqësoren ndaj Turqisë

Dardanët U21 humbin me rezultat të ngushtë në miqësoren ndaj Turqisë

Kombëtarja U-21 e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë ndaj Kombëtares U21 të Turqisë, 2:1.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Gain Park në Alanya, golat e për ekipin turk i shënuan İzzet Çelik, në minutën e 10-të dhe Semih Kılıçsoy në minutën e 65-të.

Ndërkaq, golin e barazimit të përkohshëm për Dardanët e shënoi Leon Frokaj në minutën e 33-të.

Ndeshjen e radhës të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit, të cilët ndodhen në kamp stërvitor në Antalya, do ta zhvillojnë ndaj Moldavisë, më 25 mars, në Belek.