Dardanet triumfojnë sërish ndaj Maqedonisë së Veriut, presidenti Ademi: Urime fitorja Kosovë!

Dardanet triumfojnë sërish ndaj Maqedonisë së Veriut, presidenti Ademi: Urime fitorja Kosovë!

Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur sërish Maqedoninë e Veriut, kësaj radhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat 3:0, në kuadër të Grupit C6 të Ligës së Kombeve.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Dardanet për këtë fitore.

“Kombëtaren e Kosovës (vajzat) ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultat bindës 3:0. Deri te ky triumf i rëndësishëm Dardanet arritën me dy golat e Kaltrina Biqkajt dhe një gol të Erëleta Memetit”.

“Përgëzoj vajzat për lojën e treguar dhe përkushtimin gjatë ndeshjes, si dhe stafin e trajnerëve për fitore. Uroj që kjo fitore të shërbejë si motiv shtesë për ndeshjen e fundit kundër Letonisë në qershor, e ku na nevojitet fitorja për të realizuar objektivin – promovimin në Ligën B. Urime vajza dardane!”, ka shkruar Ademi në Facebook.