
“Dardanët” shkruajnë histori, Kosova në Ligën B
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar sonte histori, duke e fituar edhe duelin e kthimit ndaj Islandës, për ta siguruar plasmanin në Ligën B të UEFA Nations League.
2-1 fituan “Dardanët” në Prishtinë, kurse në Murcia triumfuan 1-3.
Kjo është e arritura më e madhe e Kosovës në Ligën e Kombeve, kompeticion në të cilin rrugëtimi u nis nga Liga B, për të kaluar në C dhe sot duke shkruar histori, përfaqësuesja është në Ligën B.