“Dardanët” nisen drejt Rumanisë
Kombëtarja e Kosovës gjatë ditëve të kaluar i ka zhvilluar përgatitjet për ndeshjet e nëntorit.
“Dardanët” nesër, më 15 nëntor do ta zhvillojnë ndeshjen kryesore në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë.
Skaudrës së udhëhequr nga Franco Foda, i nevojiten më shumë se kurrë fitorja.
Kosova duhet të fitojë në Bukuresht me një dallim prej tre golash, për të pasur mundësi që ta ‘rrëmbejë’ pozitën e parë në grup.
Futbollistët në prononcimet e tyre u shfaqën tejet optimistë për një rezultat pozitiv të premten.
Ekipi kosovar udhëton sot në mesditë drejt kryeqendrës rumune.
Ndërkaq, kombëtarja të hënën në “Fadil Vokrri” luan kundër Lituanisë.