Dardanët luftojnë deri në fund, por pësojnë nga Zvicra

Dardanët luftojnë deri në fund, por pësojnë nga Zvicra

Kosova edhe pse luftoi deri në fund, nuk ia arriti qëllimit që të triumfojë ndaj Zvicrës, duke pësuar me rezultat 73:81 (14:23, 16:23, 15:13, 28:22).

Pas një fillimi të barabartë, zviceranët u shkëputën në çerekun e parë në 12:23, derisa kjo pjesë përfundoi 14:23. Mysafirët për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 16:23, për të shkuar në pushim me shifrat 30:46.

Në lojën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, ku Kosova ishte më e mirë në periodën e tretë, 15:13, derisa në dhjetë minutat e fundit, u mundua të bëjë përmbysjen, por nuk ia arriti qëllimit dhe pësoi 73:81.

Te Kosova, Dardan Berisha kishte 20 pikë, ndërsa Divine Myles 16.

Kosova përfundoi garat me dy fitore e katër humbje, duke u renditur e treta dhe nuk arriti kualifikimin në fazën e ardhshme të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2027.

Lidere ishte Zvicra me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, Irlanda e dyta me tri fitore e tri humbje dhe Azerbajxhani i fundit me një fitore e pesë humbje.