Dardanët e rinj me fitore të madhe ndaj Malit të Zi në Kampionatin Mesdhetar
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur në mënyrën më të mirë paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar.
Të hënën në Ankara të Turqisë, djemtë fituan ndaj Malit të Zi me rezultat 23:20.
Është kjo njëra prej fitoreve më të mëdha të grupmoshave të reja të Kosovës deri më tani.
Kombëtarja e Kosovës ka dominuar nga fillimi. Kishte lojë efikase në sulm, ndërsa edhe mbrojtja ishte në nivel.
Shpejtë Kosova U18 krijoi epërsi prej 6:2. Periudha e parë prej 15 minutash përfundoi 7:4 për Kosovën.
Me lojë të mirë të rinjtë vazhduan edhe në periudhën e dytë, të cilën e fituan 12:9. Pra vazhdimisht mbajtën epërsi të lartë.
Lojtarët e Mali të Zi kërkuan rikthimin e madh në periudhën e tretë. U afruan në tri gola, por pa bërë përmbysje të rezultati. Kosova ruajti qetësinë në fund për fitoren e vlefshme. Sot Kosova luan edhe ndaj Irakut.