HomeAktualeDardanët e nisin me fitore edicionin në Ligën B të Ligës së...

Dardanët e nisin me fitore edicionin në Ligën B të Ligës së Kombeve

spot_img

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me fitore aventurën në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke mposhtur Irlandën me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dardanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe gjatë gjithë takimit ishin skuadra më kërkuese, duke krijuar një sërë mundësish për gol.

Heroi i fitores ishte kapiteni Vedat Muriqi, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 83-të. Pas një aksioni të mirë të nisur nga Ermal Krasniqi, goditja e tij u devijua dhe topi përfundoi në traversë, ndërsa Muriqi reagoi shpejt në topin e kthyer dhe nga afërsia e dërgoi në rrjetë me gjuajtje me kokë, për 1:0.

Sulmuesi i Kosovës gjatë ndeshjes pati edhe dy raste të tjera për të shënuar. Në minutën e 28-të, Jayson Molumby e largoi topin nga vija e portës pas goditjes së Muriqit, ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë, portieri irlandez Caoimhin Kelleher bëri një pritje të shkëlqyer pas goditjes me kokë të kapitenit kosovar.

Edhe Veldin Hoxha pati një mundësi të artë në pjesën e parë, por goditja e tij u ndal në vijën e portës nga Dara O’Shea.

Në pjesën e dytë, Irlanda pati një rast të mirë përmes Troy Parrott, por portieri Arijanet Muriqi ishte në vendin e duhur për ta ndalur goditjen me kokë të sulmuesit irlandez.

Dardanët në pjesën e dytë patën shumë raste, sidomos në minutat e fundit. Edon Veldin Hoxha pati një mundësi të mirë, në minutën e 56-të por goditi pran shtyllës. Në minutën e 86-të Krasniqi nga një pozitë tejet e volitshme gjuajti pran portës. Një minutë më vonë Veldin Hoxha pas asistimit të Krasniqit gjuajti nga vija e 16-metërshit por topi shkoi afër portës. Në minutën e 89-të, Asllani asistoi për Avdullahun në brendësi të zonës, por portieri reagoi me kohë. Në vazhdim të aksionit Erblin Osmani gjuan por topi u devijua nga mbrojtësi.

Dominimin e Kosovës e dëshmojnë edhe statistikat e ndeshjes. Dardanët regjistruan 21 goditje drejt portës, kundrejt vetëm tri tentimeve të Irlandës.

Kjo ndeshje ishte e veçantë edhe për debutimin e talentit 17-vjeçar të Bayern Munihut, Erblin Osmani.

Atmosfera nga tifozët “Dardanët” ishte e shkëlqyeshme, të cilët në fillim të ndeshjes patën një mesazh të fuqishëm “Unitet, Çlirim, Krenari”, në shenë mbështetjeje për çlirimtarët në Hagë.

Ndeshjen e radhës, Dardanët do ta zhvillojnë të dielën, nga ora 18:00, në Vjenë, kundër Austrisë.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...