Dardan Krivaqa dënohet për grabitje me 4 vjet burgim
Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda e shpalli fajtor për grabitje, duke e dënuar kështu me 4 vjet burgim, Dardan Krivaqën i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se ai është shpallur fajtor sepse me 14 dhjetor të vitit 2012 në një kazioni në Ferizaj me qëllim të përvetësimit të pasurisë se huaj të luajtshme e që vetës t’i sjellin dobi pasurore te kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku siç thotë gjykata, i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I., kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marr 1 mijë 500 euro dhe më pas largohen në drejtim të panjohur.
“Ndërkaq, konform nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), i pandehuri A.L., lirohet nga akuza pasi që nuk është provuar përtej çdo dyshimi se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje grabitja nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 ë Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e përshkruar si: Sepse, me datën 14 dhjetor 2012 rreth orës 04:50, në kazino “K.”, në rr. “…”, në Ferizaj me qellim te përvetësimit të pasurisë se huaj të luajtshme e qe vetes ti sjellin dobi pasurore te kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I., kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marr 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur”, thuhet tutje në njoftimin e gjykatës.