
Dardan Cena renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026!
Dardani ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Wazaari, Artem Ros nga Ukraina.
Në xhiron e radhës ai mposhti me Yuko, Tengo Zirakashvili nga Gjeorgjia.
Në çerekfinale Dardani fitoi me 1 Wazaari dhe 2 Yuko ndaj Vlad Mitru nga Moldavia.
Kurse në gjysmëfinale humbi me Ippon nga Victor Skerlev nga Bullgaria.
Për të bronztën humbi me Ippon nga Ioan Dzitac nga Rumania dhe u rendit i 5-ti në këtë garë.
📷EJU
