
Dani Alves lirohet nga akuzat për sulm seksual
Legjenda e Barcelonës, Dani Alves është liruar nga akuzat për sulm seksual nga Gjykata e Lartë e Katalonjës.
Ish- reprezentuesit brazilian, i cili kaloi 14 muaj në burg përpara se të paguante me kusht 1 milion euro në mars 2023, iu anulua dënimi i tij 4.5-vjeçar sot, transmeton Klankosova.tv
Deklarata e gjykatës konfirmoi se kishte “aprovuar apelin e futbollistit të dënuar për krime seksuale kundër një gruaje të re në një klub nate të Barcelonës në dhjetor 2022”.
Alves, 40 vjeç, mbetet një nga lojtarët më të dekoruar në histori me 43 trofe, duke përfshirë tre tituj të Champions League me Barcelonën dhe dy fitore të Copa America me Brazilin.