Dallaveret me patentë-shoferë në Pejë, arrestohet edhe një person
Është arrestuar edhe një person i cili dyshohet se i përkiste grupit i cili kishte bërë dallavere me patentë shoferë në Pejë.
Policia dhe Prokuroria Themelore e Pejës para dy javësh, e zhvilloi një aksion të gjerë në disa komuna si: Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Deçan, Istog.
Cak i këtij aksioni ishin 10 persona, shtatë prej të cilëve kishin përfunduar në pranga, derisa njëri ishte liruar për shkaqe shëndetësore.
Derisa tre nga të dyshuarit nuk ishin hasur në shtëpitë e tyre, gjatë kontrollit policor.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Klankosova.tv mëson se personi i cili u arrestua është B.K.
Ndaj pesë të dyshuarve, Gjykata e Pejës kishte caktuar një muaj paraburgim, derisa ndaj të dyshuares T.Sh, është caktuar “Masa e arrestit shtëpiak”.
Të prangosur nga ky aksion janë zyrtarë të Qendres së Patentë-Shoferëve por edhe pronarë të Autoshkollës.
Të njëjtit dyshohen për veprat penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare”, “marrja e ryshfetit”, “marrja e ryshfetit në sektorin privat” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”.