
Dallas kalon në epërsi ndaj Oklahomas -VIDEO
Dallas ka fituar ndeshjen e pestë ndaj Oklahomas me rezultatin 104-92, për të kaluar në epërsi 3-2 në serinë e ndeshjeve çerekfinale të Playoffit në NBA.
Fituesit u udhëhoqën nga Luka Doncic me 31 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime, duke regjistruar dy shifror të trefishtë për herë të gjashtë në fazën e Playoff.
Në anën tjetër, tek Thunder më i dalluari ishte Shai Gilgeous Alexander me 30 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime.