Dalin pamje të reja, Faton Hajrizi e kishte pistoletën me mbishkrimin “UÇK”
Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë pas rreth 40 orë kërkimesh, siç deklarojnë autoritetet serbe.
Mediumi serb “Informer” ka publikuar një fotografi të armës së tij me mbishkrimin UÇK.
“Informerit i kanë ardhur fotografitë e Fatonit të vrarë dhe arma me të cilën ka qëlluar policinë serbe”, shkruan ky medium.
Sipas mediave serbe, policia serbe e kishte lokalizuar Faton Hajrizin në një pikë karburanti jo larg FK Trbusnica. Siç raportohet, ai u përpoq të arratisej përtej Drinës, por kur kuptoi se kishte pjesëtarë të policisë në të dyja anët, hoqi dorë nga vrapimi dhe hapi zjarr ndaj tyre dhe filloi t’i shajë në serbisht. Pas kësaj, ai u vra.