Dalin detaje të reja nga plagosja e vajzës nga babai në Lushnjë

Dalin detaje të reja nga plagosja e vajzës nga babai në Lushnjë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e trishtë në Lushnjë, ku babai plagosi vajzën e tij dhe më pas vrau veten.

Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë për ABC News se Rudina Musaku, nënë e dy fëmijëve kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin. Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat. Ndërsa, fëmijët ndodhen në Berat.

Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi është qëlluar me armë gjahu teke nga një distancë e afërt. Shkak dyshohet një konflikt i çastit babë e bijë.