Daku në formacionin e vitit në Rusi
Sulmuesi i kombëtarës së Shqipërisë Mirlind Daku, është përzgjedhur në formacionin e vitit në Premier Leaguen e Rusisë.
Daku ka shfaqur formë tejet të mirë këtë edicion nën fanellën e Rubin Kazanit.
Ai ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime, duke dhënë kontribut tejet të madh për skuadrën e tij.
26-vjeçari është ftuar nga Sylvinho për të luajtur për kombëtaren shqiptare.
Mirlind Daku, është në mesin e 26 futbollistëve që do të paraqiten në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, që do të mbahet në Gjermani.
Shqipëria do të jetë në të njëjtin grup B, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Ndeshjen e parë “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë më 15 qershor kundër Italisë me fillim nga ora 21:00.