Daku merr ofertë nga klubi i njohur në Seria A

Daku merr ofertë nga klubi i njohur në Seria A

Mirlind Daku e ka lënë pas skandalin që shkaktoi vetë në Kampionatin Evropian, dhe është bashkuar me shokët te rusët e Rubin Kazan, ku u prit mjaft mirë nga lojtarët e tjerë.

Zërat në merkato nuk mungojnë, ku sipas raportimeve më të fundit, të televizionit “Match TV”, për futbollistin e Kombëtares shqiptare ofertë konkrete ka dërguar klubi i Serie A, Cagliari.

Skuadra nga ishulli i Sardenjës dëshiron ta ketë në radhët e veta 26-vjeçarin, por ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.

Më herët, vlerësimi  për kartonin e Dakut në Rusi ka qenë nga 10 deri në 12 milionë euro dhe shpresa ishte që ai të kishte një rol në Evropian, mirëpo “bomberi” nga Gjilani luajti pak në Gjermani.

Megjithatë, ajo që ai ka bërë edicionin e kaluar është për t’u vlerësuar, me sulmuesin shqiptar që shënoi 10 gola dhe shërbeu 4 asistë në 33 ndeshje.