Dafoe fajëson shërbimet e transmetimit për rënien e popullaritetit të filmave sfidues
Aktori hollivudian, William Dafoe, ka thënë që filmat më sfidues nuk janë më aq të popullarizuar për shkak të shërbimeve të transmetimit.
“Lloji i vëmendjes që njerëzit e japin në shtëpi nuk është e njëjtë. Filmat më të vështirë, filmat më sfidues nuk performojnë aq mirë, kur nuk keni një audiencë që po kushton vëmendje. E kjo është një gjë e madhe”, ka thënë Dafoe.
“Më mungon aspekti social se ku zënë vend filmat në botë. Ju shkoni ta shikoni një film, shkoni për drekë, flisni më vonë për të dhe më pas përhapet filmi. Njerëzit shkojnë në shtëpi, thonë, ‘hajde zemër shikojmë diçka të marrë sonte’, i shikojnë pesë a dhjetë minuta, dhe thonë, futja, hajde flemë. Ku gjendet ai diskurs?”.