
Dafina “thyen rrjetin” – Konfirmon se sivjet martohet, do të bëhet edhe nënë
Dafina Zeqiri, artistja e hiteve ka folur për planet e saj për të ardhmen dhe për karrierën e saj.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Radar” ku ka treguar që dasma do të jetë këtë vitë dhe që fustanin e nusërisë është duke e bërë gati.
“Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk po du me ndërru shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur vetëm dy fustane me i ndërru. Dasma është diçka shumë personale, kam dashur dikush që ma do të mirën si njeri, jo vetëm dukje”, ka thënë ajo.
Po ashtu Dafina ka plane edhe për tu bërë nënë këtë vit, të pakën ashtu shpreson.
“Do të ndodh sivjet. Unë bebet i dua shumë, shumë shumë. Edhe shyqyr i do edhe ai shumë. Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndodhta. Kam plane”, është shprehur ajo.
Dafina Zeqiri është në një lidhje më Kreshnik Gjergji, më të cilin do të martohet.
Po ashtu ajo ka lansuar edhe albumin e saj të fundit “THE ABSOLUTE VOL 1.0”.