Daçiq në vizitë zyrtare në Kinë
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se ai do të marrë pjesë në Forumin Global për Bashkëpunim dhe Siguri Publike në Lianyungang, ku do të bisedojë me ministrin e Sigurisë Publike të Kinës, Wang Xiaohong, shkruan Rel.
Ai pritet t’i vizitojë edhe oficerët e policisë serbe të cilët po punojnë me kolegët e tyre kinezë në patrullime të përbashkëta.
Në tri vjetët e fundit, policë nga Kina dhe kolegët e tyre nga Serbia kanë patrulluar në Beograd, Novi Sad dhe Smederevë, qytetet më të vizituara nga turistët kinezë në Serbi.