Cramon nga takimi me Kamberin: Pasivizimi i adresave në Luginë të ndalet

Cramon nga takimi me Kamberin: Pasivizimi i adresave në Luginë të ndalet

Eurodeputetja liberale e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të ndalet menjëherë. Një koment të tillë ajo e ka bërë pas takimit me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.

“Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga Qeveria e Serbisë është i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë”, ka shkruar ajo në platformën X.

Tutje Von Cramon ka thënë se duhet zbatim të plotë të marrëveshjeve.

“Zbatimi i plotë i të gjitha dispozitave të dakorduara që nga Marrëveshja e vitit 2001 mbetet si kusht në rrugën evropiane të Serbisë”, ka shkruar Cramon.