CR7 nuk braktis Al Nassr, portugezi qëndron në Riad, nis fazën e rikuperimit

CR7 nuk braktis Al Nassr, portugezi qëndron në Riad, nis fazën e rikuperimit

Raketave iraniane nuk i shpëtoi as Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, duke sjell kaos në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ky fakt detyroi familjen e C.Ronaldo të largohej menjëherë drejt Madridit, por ndryshe nga se raportuan mediat, vetë ylli portugez nuk është larguar nga Riad me avionin e tij privat, vetëm familja, me CR7 që ka vendosur të qëndrojë në strukturat e klubit për të nisur menjëherë fazën e rikuperimit.

Portugezi doli i dëmtuar nga sfidat e fundit në kampionat, por ndryshe nga se pritej, për fat të keq, nuk bëhet fjalë për një lodhje muskulore, por për një dëmtim më të rëndëz raporton BallkanWeb.

“Bomberi” i Al Nassr ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e tij të djathtë, lajm ky i konfirmuar nga vetë klubi saudit: “C.Ronaldo ka pësuar një dëmtim në kofshë”, shkruan Al Nassr por pa specifikuar kohën e saktë të rikuperimit.