Conte prezantohet te Napoli

Conte prezantohet te Napoli

Antonio Conte është trajneri më i ri i skuadrës së Napolit.

Conte ka nënshkruar kontratë trevjeçare me napolitanët, deri në verën e vitit 2027.

“Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar. Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Do të kem përkushtim maksimal me ekipin tim”, tha Conte.

Conte ishte i papunë qëkur i ndau rrugët me Tottenhamin.

Napoli kishte një sezon të dobët, duke mos arritur të kualifikohet fare në garat evropiane, duke u renditur në pozitën e 10-të.